Info e Trupit Bashkërendues të MPJ-së për ndihmë dhe përkrahje të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut

15 March 2020

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Trupit bashkëendues për ndihmë dhe përkrahje të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët, për shkak të situatës së krijuar me virusin korona (COVID-19), ndodhen në pikëkalimet kufiitare të shteteve të tjera dhe në aeroporte, ka realizuar kontakte dhe biseda të shumta si me qytetarët tanë që kanë rastisur, ashtu edhe me institucionet e ndryshme brenda shtetit dhe jashtë, me qëllim që të gjejë zgjidhje dhe të japë informacione dhe këshilla të duhura

Pas komunikimit dhe bashkëveprimit intensiv me qytetarët tanë që kthehen në vend, siç është rasti me ata nga Malta, Spanja ose transitimin nëpër Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë, po ndërmerren të gjitha zgjidhjet më të nevojshme, në kushte të ndryshimit të rrethanave në bazë ditore.

Në Maltë qytetarët tanë udhëzohen të kthehen në vend nëpërmjet aeroportit të Stambollit; në Spanjë, si vend me rrezik të lartë, kërkohen drejtime alternative dhe tranzite në mënyrë që qyetarët tanë të mund të udhëtojnë për në Shkup, siç është rasti edhe me aeroportin e Beogradit, ndërkaq po punohet edhe në bashkëveprim me Shqipërinë fqinje.

Në mënyrë shtesë u jemi përgjigjur një numri të madh pyetjesh të qytetarëve tanë të cilët ballafaqohen me probleme praktike që kanë të bëjnë me qëndrimin jashtë vendit, udhëtimin nëpër territorin e shteteve të Europës, si dhe për mudnësinë e kthimit të tyre në vend.

Ministria e Punëve të Jashtme bën përpjekje për ta tejkaluar këtë situatë dhe po realizon komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara, në përputhje me masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në përputhje me masat e shteteve të tjera ku po qëndrojnë ose tranzitohen qytetarët tanë.